Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë të shtunë ishullin e Balit në Indonezi, duke lënë tre persona të vdekur, shtate te plagosur, dhe shumë shtëpi të shkatërruara.
Sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan, tërmeti ishte me magnitudë 4.8 të shkallës Rihterit, me epiqendër 62 kilometra në veri të Singaraja.
Advertisement
Të frikësuar, njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë, larg ndërtesave. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi ishulli ka nisur të rihapet për turistët, pas mbylljes si pasojë e pandemisë.