Tërmeti 6.4 ballë në Turqi e Siri/ Plagosen disa persona, të tjerë mbeten nën rrënoja, shembet një urë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 godit mbrëmjen e sotme Turqinë dhe Sirinë, duke sjellë të tjera pasoja.

 

Lëkundjet kanë shembur disa ndërtesa, të cilat ishin dëmtuar nga tërmetet e dy javëve më parë.

 

Advertisement

Kryebashkiaku i Hatajit, epiqendrës së lëkundjeve ka thënë për mediat se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa të paktën tetë persona janë plagosur.

 

Në Siri, grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha ka konfirmuar se edhe atje ka persona të plagosur.

 

Advertisement

Fondacioni i Shoqërisë Mjekësore Siriane Amerikane tha se pesë nga spitalet e tij morën kanë trajtuar të paktën 30 të lëndr nga tërmeti i fundi.

 

Dëshmitarët thanë se tërmeti është ndjerë edhe në Siri, Egjipt dhe Liban, raporton BBC.

 

Advertisement

Linjat e ambulancave dhe ekuipazheve të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në disa nga zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë janë shembur.

 

Një numër godinash që mbetën në këmbë pas lëkundjeve të 6 shkurtit tashmë janë shembur, duke përfshirë një urë. Gjithahstu ka pasur shumë çarje në rrugë, duke e bërë më të vështirë punën për shërbimet e urgjencës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy