Një burrë 35-vjeçar u shpëtua i gjallë nga nën rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Hatay të Turqisë jugore, 149 orë pasi tërmeti i fuqishëm goditi rajonin.
Burri, i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u gjet mes rrënojave të një pallati gjashtëkatësh gjatë kërkimeve nga grupet e punës.
Advertisement
Personeli ushtarak dhe anëtarët e ekipit rumun të kërkim-shpëtimit, punuan për pesë orë për nxjerrë 35-vjeçarin nga gërmadhat.
Advertisement
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti i së hënës është 28,192 deri më tani.