Ekipet e shpëtimit po përpiqen të lokalizojnë dhe shpëtojnë 27 minatorë të cilët kanë mbetur të bllokuar në një galeri në jug të Polonisë për shkak të një tërmeti.

Zëdhënësja e kompanisë PGG, Aleksandra Visochka-Siebiga tha se tërmeti u regjistrua rreth orës 6 të mëngjesit, në një thellësi prej 1200 metrash nën minierën Rydultovi.

Në atë kohë në galeri ishin 68 punëtorë dhe 41 prej tyre tashmë janë evakuuar. Pesëmbëdhjetë u desh të dërgoheshin në spitalet e afërta, por të gjithë janë në gjendje të mirë, shtoi ajo, duke folur për TVN24.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne ende nuk kemi asnjë kontakt me dy minatorë,” vuri në dukje zëdhënësja.

Pamjet televizive treguan helikopterë dhe ambulanca në minierë. Më herët, Wysocka-Siebiga tha se më shumë se 10 ekipe shpëtimi ishin në terren./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";