
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë mëngjesin e kësaj të mërkure.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë dhe ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca njoftuan se tërmeti ishte me magnitusë 5.9 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u regjistrua në Goljaka.
Advertisement
Sipas EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.
Aktualisht, nga lëkundjet raportohet për 50 perosna të plagosur, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo viktima.
Advertisement
Pas tërmetit të fortë janë regjistruar 106 pasgoditje me magnitudë më të madhe se 4.3 Rihter.