Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, është regjistruar në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me qendër 24 kilometra në juglindje të Kymit.
Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Atikë. Ndërsa thellësia që u regjistrua, është 14 kilometra.
Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Advertisement