“Tërhiqni trupat”/ Kievi i përgjigjet NATO-s: Ukraina s’do jetë kurrë pjesë e Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tërhiqni trupat”/ Kievi i përgjigjet NATO-s: Ukraina s’do jetë kurrë pjesë e Rusisë

NATO i ben thirrje rusisë të tërheqë trupat ushtarake nga nga kufiri me Ukrainën. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media theksoi mbështetjen e palëkundur te aleancës ndaj Kievit.

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-S

“Rusia ka vendosur mijëra trupa luftarake në kufijtë e Ukrainës. Është grumbullimi më i madh i tyre që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, në vitin 2014. Grumbullimi i konsiderueshëm ushtarak i Rusisë është i pajustifikuar, i pashpjegueshëm dhe thellësisht shqetësues. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje moskes zyrtare t’i japë fund mbështetjes së saj për militantët në Ukrainën lindore e të tërheqë forcat e saj nga territori ukrainas. NATO qëndron me Ukrainën.”

Advertisement

Edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës i dërgoi një mesazh të fortë Moskës.

DMYTRO KULEBA

MINISTRI I JASHTËM E UKRAINËS

“Ukraina nuk do ta lejojë Rusinë të shkatërrojë demokracinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Ky është mesazhi, shumë i qartë dhe shumë i thjeshtë, që miqtë dhe partnerët tanë mund t’i përcjellin Rusisë. Ukraina nuk është pjesë e botës ruse dhe nuk do të konsiderohet kurrë e tillë. Nëse Moska ndërmerr ndonjë veprim të pamatur ose fillon dhunë të re, një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme në çdo kuptim.”

Advertisement

Ndërkohë, këtë të mërkurë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Brukselin për të vlerësuar situatën mes dy vendeve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy