Tërheqja e trupave rusë nga kufiri/ Reagon Ukraina: Do ta besojmë kur ta shohim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërheqja e trupave rusë nga kufiri/ Reagon Ukraina: Do ta besojmë kur ta shohim

Ukraina ka reaguar pas tërheqjes së një pjesë së trupave ruse nga kufiri.

 

Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.

 

Advertisement

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni. Kur të shohim tërheqjen e trupave, atëherë ne do të besojmë se situata është qetësuar”, u tha ai gazetarëve pas lajmit se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë.

 

Ministri shtoi gjithashtu se se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj do të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy