Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan sqaroi tërheqjen e anijes turke “Oruc Reis” nga ujërat e Mesdheut Lindor. Ai tha se sapo të përfundojë inspektimi i shërbimit, anija do të kthehet dhe do të vazhdojë kërkimet.
Sipas udhëheqësit turk, tërheqja e anijes ishte një qasje e arsyeshme për t’i dhënë diplomacisë një shans, si dhe për të treguar një qasje pozitive ndaj diplomacisë.
“I kemi ofruar Greqisë gjithashtu që të marrë një pozicion pozitiv në kontekstin aktual. Kjo është arsyeja pse ne e bëmë atë, por dërgimi i anijes për shërbim nuk do të thotë që ne kemi ndaluar plotësisht kërkimin”, tha Erdogan.
The post Tërheqja e anijes kërkimore turke/ Erdogan: Po i japim një shans Greqisë appeared first on Vizion Plus.
Advertisement