Fotot e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën.

1.Një ushtar ukrainas zbret shkallët në një pozicion në vijën e frontit, në rajonin e Doneskut, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia. 22 janar 2022.

2.Ushtarët rusë hedhin minahedhës dore gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky në rajonin Rostov të Rusisë më 21 janar. Ky poligon ushtarak është rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Rusia ka grumbulluar mbi 125,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3.Një ushtar amerikan përgatit furnizimet ushtarake para se ato të dërgohen në Ukrainë. Ambasada amerikane në Kiev njoftoi më 22 janar se rreth 90 tonë me ndihmë vdekjeprurëse ushtarake arritën në Ukrainë nga SHBA-ja.