Eksperti i Sigurisë, Adrian Shtuni ka komentuar situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Shtuni u shpreh se mundësitë për lufte pos htihen me shtimin e trupave dhe armatimin rus në kufi me Ukrainën.
Sipas tij, ka tendenac për të gjetur një zgjedhje diplomatike theksa theksoi se janë duke u tentuar telefonata dhe vizita.
“Mundësitë për luftë shtohen me shtimin e turpave dhe armatimin rus në kufi me Ukrainën. Në këto memente vetëm Putin e di se çfarë mund të ndodhë. Është duke e mbajytur peng Ukrianën por edhe duke tentur të minojë të gjithë arkitekturën e sigurisë së Europës, është moment kritik për Ukrainën. Ka tendenca për të gjetur një zgjedhje diplomatike, janë duke u tentuar telefonata dhe vizita. Biden ka folur me Putin dhe ka pasur tentativa të tjera”, tha Shtuni.
Ai theksoi se “shpresa për të gjetur zgjidhje ka, por pozitat e paleve në dialog janë të largëta po aq sa Putin e vuri Macron në tavolinë”.