Veçanërisht ditën e fundit, tensionet në lindje të Ukrainës janë rritur ndjeshëm. Mediat ruse raportuan për 2 shpërthime të fuqishme në qytetet e Donetskut dhe të Luhanskut, ndërsa banorët e tyre po evakuohen në drejtim të Rusisë.

Mediat ruse raportojnë se forcat ukrainase po sulmojnë edhe me mortaja në drejtim të forcave proruse në ato zona. Ndërkohë, SHBA në reagimet e fundit e ka cilësuar këtë situatë si të sajuar nga Moska.

Në anën tjetër, Agjencia gjermane e lajmeve DPA, ka raportuar mbrëmjen e së premtes, teksa citon burime brenda aleancës, se NAPO po rrit nivelin e gatishmërisë së mijëra trupave për shkak të krizës në Rusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";