Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e nderë mes Ukrainës dhe Rusisë, ku pritet që të nisë nga momenti në moment një përplasje.

Ambasada ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken.

“Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij. Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv.

“Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë. Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës”. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken duke klikuar më poshtë”, shkruan ambasada teksa ka shpërndarë deklaratën e Blinken.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";