Takimi i shumëpritur midis presidentit amerikane Joe Biden dhe homologut Rus Vladimir Putin ka një datë tashmë të caktuar. Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i pohuar edhe nga burime amerikane, takimi virtual do të mbahet ditën e martë, në një orar ende për t’u përcaktuar.

Edhe pse problematikat midis dy vendeve janë të shumta, është e qartë që diskutimet e të martës  do të përqendrohen tek tensioni gjithmonë m i lartë në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në mediat ndërkombëtare, që kanë marrë informacione të shërbimeve sekrete perëndimore, më shumëse 90 mijë ushtarët e Moskës janë pozicionuar në kufi, ndërkohë që ditën e djeshme autoritetet ukrainase deklaruar hapur që Rusia po përgatit një operacion të madh ushtarak në territoret ukrainase të lindjes, të vetëshpallura të pavarura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";