
Qytetarët ukrainas kanë protestuar sot në kryeqytetin Kiev kundër agresionit rus për pushtim të Ukrainës.
Ata kanë protestuar me moton “Ukrainasit do të rezistojnë” teksa tensionet janë përshkallëzuar pasi ShBA-ja paralajmëroi se Putin mund të urdhërojë ushtrinë ta sulmojë Ukrainën së shpejti.
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për sulm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.
SHBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.
Right now in Kyiv. Long live Ukraine! pic.twitter.com/49MC39P9yW
— Marko Mihkelson (@markomihkelson) February 12, 2022
Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”.