Gjuha luftarake SHBA-Iran rikthehet sërish pasi presidenti Donald Trump denoncoi një sulm me raketa kundrejt ambasadës amerikane në Bagdad. Duke u shprehur i sigurt se pas sulmit qëndron Irani, kreu i shtëpisë së bardhë paralajmëroi edhe disa plane të tjera të ngjashme në Irak.
“Disa këshilla miqësore të shëndetëshme për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë.”-shkroi Trump në twitter.
Reagimi i Teheranit ishte edhe më i ashpër. Presidenti Hasan Rouhani e krahasoi homologun amerikan me ish-diktatorin Irakian Saddam Hussein duke kërcënuar se fati i tij do të jetë i ngjashëm me udhëheqësin i cili u var në një burg të Bagdadit 14 vjet më parë.
HASSAN ROUHANI PRESIDENT I IRANIT
“Një i çmendur në rajonin tonë ishte Saddam, i cili i imponoi një luftë kombit tonë dhe i çmenduri tjetër ishte Trump, i cili imponoi një luftë tjetër, jo ushtarake, por ekonomike”.
Administrata Trump u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 që përfshinte Iranin dhe fuqitë e tjera botërore dhe zbatoi një politikë të “presionit maksimal” që goditi rëndë ekonominë e Iranit.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka sinjalizuar se do ti rikthehet marrëvehsje bërthamore me Iranin.