Tensione të forta mes Indisë dhe Kinës. Mediat e huaja shkruajnë se tre ushtarë të Indisë kanë humbur jetën gjatë një përleshjeje përgjatë vijës kufitare me Kinën.
Një oficer dhe dy ushtarë kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me trupat kineze në luginën Galvan të Kashmirit.
Zyrtarë të lartë ushtarakë të dy vendeve, aktualisht janë duke punuar në zgjedhjen e problemit dhe parandalimit e përshkallëzimit të situatës.
Prej javësh trupat indiane dhe ato kineze kanë qëndruar përballë, në një situatë të tensionuar përgjatë vijës së kontrollit LAS në lindje të Ladah të Kashmirit që është nën kontrollin e Indisë.
Qindra ushtarë kinezë dhe indianë kanë marrë pjesë në përleshjen disa minutëshe që kishte ndodhur në fillim të majit. Ushtria indiane kishte dërguar përforcime, përfshirë vetura të ndryshme ushtarake dhe artileri.