Një incident i rrezikshëm është regjistruar të hënën e kaluar në Gjirin e Omanit, ku një helikopter iranian pati një “takim të afërt” me një anije amerikane.
Pamjet e publikuara nga Agjencia Iraniane e Lajmeve treguan momentin e tensionuar, kur helikopteri iranian fluturoi në një distancë deri në 25 metra larg anijes luftarake amerikane, në ujëra ndërkombëtarë.
Pentagoni e quajti këtë incident një manovër të rrezikshme, por tha se nuk pati asnjë impakt mbi operacionin ushtarak të anijes amerikane.
Por zëdhënësi John Kirby shtoi: “Ishte një veprim i rrezikshëm, sepse mund të kishte sjellë keqllogaritje”.
Advertisement