Teksa protesta anti-racizëm po mbahen në shumë qytete të Britanisë, sot në Glasgow të Skocisë pati përleshje mes kundra-protestuesve dhe policisë.

Policia kishte ngritur një barrierë për të ndarë grupet që mbështesin protestat anti-racizëm të Black Lives Matter dhe grupeve të tjera të vetë-shpallur si ‘mbrojtës të statujave’.

Zhvillimi vjen pas disa skenave të quajtura nga mediat ‘rrugaçërie raciste’ një ditë më parë kur skocezë të djathtë sulmuan një miting pro-refugjatëve në qytet, çka pasoi mee gjashtë arrestime.

Që prej rrëzimit të statujës së Edward Colston në Bristol më 7 qershor, një debat i gjerë është ngritur në Britani mbi figurat e historisë që kanë pasur lidhje me tregtinë e skellevërve apo pikëpamjet imperialiste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizatorët e mitingut të sotëm në Glasgow thanë se po përpiqeshin të dërgonin ‘një mesazh pozitiv anti-racist’ por në zhvillime mbizotëronte kaosi, siç shihet dhe në galerinë e mëposhtme.