Kristiano Ronaldo gjithnjë e më larg Juventusit: ylli portugez e sheh veten larg Torinos, ndërkohë Manchester City është vënë në lëvizje për të studiuar këtë mundësi për sulmin e Guardiolës

 

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka telefonuar portugezët e Cityt, si Bernardo Silva, Ruben Diaz e Joao Cancelo, për t’u kërkuar informacion rreth klubit e mënyrës së punës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ronaldo duket se nuk ndihet pjesë e projetit të Alegrit te “Zonja e Vjetër” dhe po lëviz të gjithë gurët e mundshëm për trasferimin e tij larg Italisë, por vetëm klube si PSG e Manchester City kanë luksin të paguajnë pagën e tij stratosferike.

 

Por me francezët që për momentin po i kënaqen transferimit të Lionel Messit, janë pikërisht drejtuesit e “Citizens” ata që po lëvizin për të marrë Ronaldon, duke qenë se edhe marrëdhëniet me menaxherin Jorge Mendes janë shumë të mira.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Portugezi është gati të pranojë një ulje të pagës në këmbim të një kontrate dy vjeçare, por së fundi problem është bërë edhe klubi i Juventusit, që ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për kartonin e CR7-ës.

 

Nderkohë qe “L’Equipe”, e lidh trasferimin e Ronaldos me Cityn, befasia vjen nga ishulli ku Pep Gurdiola plas “bombën” me mundësinë e largimit të tij nga “Qytetarët”. Spanjolli ka deklaruar se ai do të respektojë kontratën e tij me “sheikët” që e lidh atë deri në 2023-shin, por më pas do tërhiqet nga drejtimi i klubit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas shtatë vitesh në këtë ekip, mendoj se do të kem një ndalesë. Do të më duhet të bëj një pushim.”

 

Ish -trajneri i Barcelonës zbuloi se ambicia e tij e radhës është të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Hapi tjetër do të jetë një ekip kombëtar, nëse ka një mundësi,“-  tha ai në një ngjarje XP Investimentos të Mërkurën.

 

“Pas shtatë vitesh në këtë ekip, mendoj se do të kem një ndalesë. Do të më duhet të bëj një pushim, të shoh se çfarë kemi bërë. Dhe në këtë proces, unë do të doja të stërvitja një ekip amerikano -jugor, evropian, duke luajtur një Copa America, unë dua ta kem atë përvojë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që Guardiola bëri një pushim 12-mujor pas largimit të tij nga Barcelona në 2012 pas katër vitesh në “Camp Nou”, dhe iu bashkua Bayern Munich në 2013.