Një shpërndarës droge është vënë në pranga në Gjermani, pasi kishte telefonuar aksidentalisht policinë teksa ishte duke fjetur.

Operatori në polici iu përgjigj telefonatës, e cila kishte mbërritur rreth orës 01:00 të natës, por në anën tjetër dëgjoi vetëm gërhitjet e një personi.

Në pamundësi për të mësuar të vërtetën e telefonatës, policia u nis menjëherë drejt banesës nga kishte ardhur thirrja. Policia mbërriti në banesën në Waldbröl, pranë Këlnit dhe gjeti 23-vjeçarin duke fjetur, ndërsa era e kanabisit detyroi policinë të bëjë një kontroll.

Ai këmbënguli se nuk e kishte telefonuar policinë, por kur kontrolloi telefonin e tij zbuloi se kishte telefonuar disa herë emergjencën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia kreu kontroll në banesë dhe zbuloi kanabis, disa tableta ekstazie, kokaine, amfetamina, peshore.