Teksasi heq kufizimet/ Ripahen të gjitha bizneset, maskat jo të detyrueshme 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teksasi heq kufizimet/ Ripahen të gjitha bizneset, maskat jo të detyrueshme 

Texasi, shteti më i madh amerikan me rreth 29 milionë banorë, nga data 10 mars do t’i rikthehet normalitetit të ri, pas kufizimeve të rrepta të vendosura në kuadër të pandemisë.

Guvernatori republikan Greg Abot nëpërmjet një urdhri ekzekutiv i ka dhënë fund detyrimit për mbajtjen e maskës, ndërsa do të hapen plotësisht të gjitha bizneset.

GREG ABBOTT

GUVERNATOR, TEXAS

Advertisement

 “Të mërkurën e ardhshme të gjitha bizneset e të gjitha llojeve do të lejohen të hapen 100%. Gjithashtu po i jap fund detyrimit për mbajtjen e maskës. Masat nuk janë më të nevojshme por kjo nuk do të thotë që qytetarët të tregohen të papërgjegjshëm.”

Masa të ngjashme janë shfuqizuar edhe në Miçigan, Luiziana dhe Misisipi. Megjithatë, vala e rihapjeve ka vënë në kundërshtim shtetet me administratën e presidentit Biden dhe zyrtarët e saj të lartë shëndetësorë.

Në SHBA numërohen rreth 9 milionë të infektuar aktivë me koronavirus ndërsa mbi 500 mijë persona kanë humbur jetën. Kreu i shtëpisë së barhdë ka deklaruar se deri në fund të muajit maj do të sigurohen mjaftueshëm vaksina për të gjithë popullsinë e rritur në të 50 shtetet.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy