
Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e godinës së Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha tha se ky veprim i bërë nga Edi Rama shpjegohet me tre fjalë: dhunë, babëzi dhe hajdutëri. “Kjo që ndodhi sot shpjegohet me tre fjalë. Dhunë, babëzi dhe hajdutëri është kjo që ndodhi sot. Përgjegjësi i vetëm për këtë situatë, për prishjen e teatrit, për dhunimin e mediave dhe dhunimin e protestuesve është Edi Rama.
Në fillim policia ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve pastaj ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë arrestuar nga policia dhe ishin dhunuar”- tha Basha.
Advertisement