Partia Socialiste Europiane kërkon që çështja e Teatrit Kombëtar në Tiranë mos përdoret për qëllime politike.

Në një deklaratë PSE shkruan se është informuar në vazhdimësi edhe për projektin por edhe për mendimet rreth Teatrit.

Ndërkohë presidenti Sergei Stanishev ka theksuar se disa parti po përpiqen ta përdorin çështjen e Teatrit politikisht duke inkurajuar ndezjen e tensioneve, gjë që nuk do sillte asgjë të mirë ,as për artistët e as për qytetarët.

“Përdorimi i situatës rreth ndërtesës së Teatri Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht.

Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin mirë as për artistët interpretues në Shqipëri, as për qytetarët e tij. “- shkruan Sergei Stanishev.