Teatri, ish-deputetja e LSI: Na zvarritën, nëpërkëmbën dhe dhunuan, e kemi fituar betejën sepse jemi këtu me qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teatri, ish-deputetja e LSI: Na zvarritën, nëpërkëmbën dhe dhunuan, e kemi fituar betejën sepse jemi këtu me qytetarët

Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar ashpër pasi kolegia e saj Silva Caka u shoqërua nga Policia.

Kërpaçi thotë se deri tani Policia i ka zvarritur, nëpërkëmbur dhe dhunuar por ajo nuk ka frikë.

Madje ajo thotë se LSI ka fituar këtë betejën për Teatrin dhe çdo betejë tjetër pasi është përkrah qytetarëve.

”Nuk kam frikë. çfarë të bëj të hesht? Nuk është koha për të heshtur. Unë jam studente mjeke, dhe jam krenare, i bëj thirrje studentëve të bashkohen.

Advertisement

Ky është një i çmendur që do të cmendë të gjithë. Trajton popullin si dele. Këta që vendosin gjoba. Shteti dhe qeveria shihet si i zbaton vetëm rregullat.

Ja shihe Policinë, çfarë regulli i ka dhënë. është një mashtrim i madh. Na zvarritën, na nëpërkëmbën, na dhunuan. Guxojnë dhe na ofendojnë pas kamerave. ”- tha Kërpaçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy