Teatri, Grida Duma: Shqipëria sot lëngon, miliarda kokrriza pluhuri seç u shpërndanë! Suvanë mund ta degdisësh në honet e dreqit. Nga sot, do ta bërtasë ndryshe vrasjen pas shpine!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teatri, Grida Duma: Shqipëria sot lëngon, miliarda kokrriza pluhuri seç u shpërndanë! Suvanë mund ta degdisësh në honet e dreqit. Nga sot, do ta bërtasë ndryshe vrasjen pas shpine!

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar përmes një positmi në facebook, pas aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Duma shkruan se Shqipëria sot lëngon, por nga sot do të bërtasë ndryshe për vrasjen pas shpine.

Postimi i plotë e Dumës:

Shqipëria, jo vetëm Tirana, lëngon sot shkërmoqjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe bashkë me të shkërrmoqjen me brutalitet të çdo norme që garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Advertisement

Në atë shesh miliarda kokrriza pluhuri po shpërbëjnë në ajër dhjetra e dhjetra vite energji të njerëzve që i dhanë shpirt shpirtit të shqiptarëve.

Ndërsa perëndimi i ruan teatrot e veta të vjetra me policë nga vizitorët e turistët; ruan dhe një copë suvaje të rënë si një copë historie të dëshmuar, barbarët kthejnë në pluhur historinë.

Prapë edhe prapë!

Kush nuk di nga vjen mund ta çosh kudo; mund ta degdisësh në honet e dreqit.

Advertisement

Kush nuk di sa vlen mund ta shkatërrosh kurdo.

Sot Shqipëria është zgjuar me një pjesë të vetes të zhdukur por historia e saj do të veprojë dhe do ta bërtasë ndryshe vrasjen passhpine.

Për këdo që ironizon shqiptarët dhe historinë e tyre, me humbjen e teatrit kombëtar, i duhet kujtuar që ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta duke mbijetuar nga lashtësia duke u ringritur ndaj çdo fatkeqësie!

Kështu do të ndodhë përsëri!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy