Të shtëna në një shkollë në Bosnje-Hercegovinë, disa të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna në një shkollë në Bosnje-Hercegovinë, disa të plagosur

Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës, ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq.

Deliq ka bërë të ditur se ka persona të lënduar.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në Facebook.

“Pacienti me inicialet O.N. është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës për shkak të plagës me armë zjarri në qafë. Pacienti është intubuar dhe operacioni është në zhvillim e sipër”, njoftojnë nga Qendra Klinike Universitare Tuzllës./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy