Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, i kërkuan BE-së që të studiojë mënyrat për të qenë më e mirëpërgatitur për një pandemi tjetër.
“Përgjigja kaotike ndaj koronavirusit të ri, i cili ka shkaktuar zyrtarisht 184 256 vdekje në BE, ngriti pikëpyetje për nivelin e gatishmërisë”, shkruhet në letrën e tyre drejtuar presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen.
“Kjo theksoi nevojën për një qasje në mbarë Europën, sidomos kur flitet për një valë të dytë të pandemisë”, vazhduan liderët.
Advertisement
Liderët vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk tregoi se kishte përgatitjen e duhur përballë COVID-19.