Të pavaksinuarit, gjithnjë e më të kufizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të pavaksinuarit, gjithnjë e më të kufizuar

Vaksinimi i detyrueshëm për kategori të ndryshme shihet si një prej formave për të shtuar ritmet e vaksinimit drejt arritjes së shpejtë të imunitetit masiv, që synon t’i japë fund pandemisë së koronavirusit në gjithë globin.

Greqia është ndër vendet e para në botë, që nga e mërkura vendosin kufizime të rrepta për të pavaksinuarit.

Nga 1 shtatori, mjekët dhe pjesëtarët e tjerë të stafeve mjekësore që ende nuk e kanë kryer injektimin e të paktën dozës së parë do të pezullohen nga puna.

Kufizimet për të pavaksinuarit do zgjerohen edhe në sektorë të tjerë si në arsim, transport publik, etj.

Advertisement

Pezullimi nga puna i mjekëve pritet të aplikohet si masë edhe në Francë, duke nisur nga 15 shtatori.

Në baret, restorantet dhe disa ambiente argëtimi, që nga mesi i gushtit nuk lejohet hyrja e të pavaksinuarve.

Sakaq nga 1 shtatori, krahas ambienteve të argëtimit, sistemi i certifikatës së gjelbër bëhet i detyrueshëm në shkolla dhe transportin me tren.

Vaksinimi po ndikon edhe në vendimet e gjykatave. Në Shtetet e Bashkuara ka bërë bujë rasti i Rebeca Fërlitit, të cilës Gjykata e Çikagos i mohoi kujdestarinë e fëmijës në gjyqin ndaj ish-bashkëshortit, pasi nuk ishte e vaksinuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy