Për të parandaluar kthimin e një izolimi mbarëkombëtar si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, Belgjika ka ndërmarrë masa të reja kundër koronavirusit.
Duke filluar nga e mërkura, një familje belge do të jenë në gjendje të takojnë vetëm pesë persona të tjerë, nga 15 sa ishte më herët, duke reduktuar kontaktet shoqërore.
Po ashtu, edhe pjesëmarrja në ngjarje publike do të përgjysmohet në 100 në ambiente të mbylluar dhe 200 në mjedise të jashtme, ndërsa ata që kanë mundësi për të punuar në shtëpi, do ta “zhvendosin tavolinën e punës” në banesën e tyre.
“Ne po veprojmë përsëri sot për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar një bllokim të përgjithshëm,” tha kryeministrja, Sophie Wilmes.
The post “Të parandalojmë kthimin e karantinës”/ Belgjika ashpërson masat kundër koronavirusit appeared first on Vizion Plus.