Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse në Kiev mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i qytetit ukrainas, Vitali Klitschko, në Telegram.

 

Trupat e dy personave u gjetën në një ndërtesë të pabanuar, ndërsa një person tjetër u lëndua nga copëzat e xhamave të thyer si pasojë e shpërthimit, tha Klitschko.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kievi nuk është përballur me sulm kaq të fuqishëm që nga pranvera. Armiku e ka kryer një sulm të kombinuar, duke përdorur dronë dhe raketa”, tha Serhi Popko, shefi i administratës ushtarake të kryeqytetit, shkruan REL.

 

Ai tha se, fillimisht, disa grupe të dronëve ishin nisur drejt Kievit nga lokacione të ndryshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas tyre, Rusia goditi me raketa nga avionët strategjikë Tu-95.

 

“Në përgjithësi, forcat e mbrojtjes ajrore i shkatërruan më shumë se 20 caqe të armikut”, nënvizoi Popko.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet në Kiev kanë thënë se disa ndërtesa dhe disa shtëpi janë dëmtuan nga sulmet me dronë dhe raketa natën e 29 gushtit.