Të paktën 8 persona humbën jetën (3 ne Turqi dhe 5 ne Siri) në tërmetet e reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8 që goditën provincën e Hatay, në Turqinë juglindore , në kufirin me Sirinë mbrëmjen e të hënës.
Qindra persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që vijojnë operacionet e kërkimit në tre ndërtesa të shembura në Turqi.
Në Turqi, mes viktimave një grua e vrarë nga shembja e një blloku betoni që i ra në kokë në qytetin e Samandag.
Ndër viktimat në Siri, katër vdiqën në përplasjen e shkaktuar nga paniku në Aleppo dhe Tartus dhe një grua tjetër vdiq në Lataki. Mediat raportojnë edhe për disa të plagosur në arratisjen e nxituar nga shtëpitë apo pas hedhjeve nga ballkonet.
Epiqendra e goditjes më të fortë, prej 6.4, ndodhi midis Samandag, një qytet bregdetar turk pranë kufirit me Sirinë dhe Defne, një qytet gjithashtu pranë kufirit. Tërmeti është ndjerë jo vetëm në provincat fqinje siriane, por edhe në Qipro, Liban, Irak, Palestinë, Izrael dhe Egjipt.