Të paktën 6 viktima nga tërmeti në Kroaci

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të paktën 6 viktima nga tërmeti në Kroaci

Këto pamje tronditëse janë regjistruar sot në Kroaci, pasi një tjetër tërmet shkatërrimtar ka rikthyer panikun në rajonin e Ballkanit. Lëkundjet e fuqishme të tokës janë vlerësuar në shkallën 6.4 rihter, ndërsa epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

 

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar. Një vajzë 12-vjeçare ishte viktima e parë që u raportua. Ajo u gjet nën rrënoja në qytetin Petrinja, i cili gjendet shumë pranë epiqendrës.

 

Advertisement

Ky është momenti ku forcat e kërkim shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë babë e bir që ishin bllokuar në një automjet të shtypur nga rrënojat e një ndërtese.

 

Ndërsa deputetët në parlamentin e vendit e përjetuan panikun gjatë një seance ku merrnin pjesë një numër i kufizuar personash, për shkak të pandemisë.

 

Advertisement

Edhe në këtë lidhje televizive është e dukshme fuqia e lëkundjeve ndërsa gazetarja në studio duket se e ka përballuar mjaft mirë situatën.

 

Për të shprehur solidaritetin e tij, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria është pranë me zemër dhe do të japë ndihmën e saj modeste.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy