Ekspertët në Norvegji duhet të vlerësojnë sërish personat që iu lejohen të marrin vaksinën e kompanisë pfizer/biontech kundër koronavirusit. Ky vendim erdhi pasi rreth 23 persona kanë humbur jetën pasi morën injeksionin.
Agjencia e barnave në Norvegji deri më tani ka hetuar 13 vdekje ku ka arritur në përfundimin se shkaku i vdekjeve kanë qenë efektet anësore të cilësuara si të zakonshme, të tilla si ethe, të përziera dhe diarre.
Rregullatorët tani ia lënë në dorë mjekëve që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet e kush jo.
STEINAR MADSEN
DREJTOR MJEKËSOR I AGJENCISË SË BARNAVE
Advertisement
“Ekziston një mundësi që këto efekte anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjen themelore tek të moshuarit. Ne nuk jemi të alarmuar ose të shqetësuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje të rënda. Tani ne po kërkojmë që mjekët të vazhdojnë me vaksinimin, por edhe të kryejnë vlerësime shtesë të njerëzve shumë të sëmurë, gjendja e të cilëve mund të përkeqësohet nga ajo.”
Ndërkohë raste të tjera të humbjeve të jetës pas injektimit të vaksinës janë regjistruar edhe në vende të tjera. Instituti Paul Ehrlich në Gjermani bëri të ditur se po heton 10 raste, ku pas vaksinimit njerëzit humbën jetën.
Ndërsa Agjencia Rregullative e Barnave në Britaninë e Madhe nuk ka dhënë ende detaje mbi raportin, pasi reagimet e kompanisë Pfizer do t’i publikojnë së bashku me vlerësimin përkatës.