Tre persona janë arrestuar nga policia e Torinos, të akuzuar për grabitjen e një banke.

 

Të tre kishin vendosur të merrnin frymëzim nga seriali i njohur televiziv “La casa de Papel” dhe për këtë përdornin emrat e protagonistëve te serialit. Dy të dënuarit torinezë që përfunduan në pranga quheshin “Profesori” dhe “Helsinki”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një grua që kishte shërbyer si bashkëpunëtore gjatë një grabitjeje në Milano  gjithashtu u arrestua.

 

Të tre akuzohen se kanë kryer një grabitje në shtator në një bankë në Milano. Për M.G, 43 vjeç dhe C.R 73, Gjykata e Milanos me kërkesë të prokurorit kërkoi arrest me burg, ndërsa për gruan S.E 53 vjeç, po nga Torino, arrest shtëpie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 22 shtator, dy burrat, të dy të maskuar, kishin hyrë në bankë dhe me kërcënimin e armës, kishin marrë peng punonjësit dhe klientët për rreth 30 minuta, duke marrë 320 mijë euro.

 

Më pas ata ishin larguar nga banka, me një makinë që drejtohej nga gruaja, e cila i priste pak më tej. M.G dhe S.E së bashku me një bashkëpunëtor tjetër më 2 nëntor u arrestuan për një tentativë grabitjeje në dëm të një dege tjetër banke. Gjatë kontrollit në shtëpinë e C.R, nën disa pllaka në dysheme, hetuesit gjetën 56 mijë euro; e po ashtu u sekuestruan edhe 40 mijë euro të tjera që gruaja i mbante në një kasafortë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";