Qytetarët e infektuar me koronavirus në Korenë e Veriut po vendosen në “kampe karantine” dhe po lihen të vdesin nga uria. Ky është denoncimi që bëri jnë aktivist, Tim Peters. Sipas tij, trupat e shumë viktimave janë djegur. Ai tha për mediat e huaja se të infektuarit lihen pa kujdes mjekësor dhe se uria është e madhe.
“Burimet e mia tregojnë se shumë në këto kampe tashmë kanë vdekur, jo vetëm nga pandemia, por edhe nga uria dhe shkaqet e lidhura me të”, u shpreh ai.
Advertisement
Këto pretendime vijnë pasi lideri Kim Jong Un deklaroi me krenari se Koreja e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus, pra është e pastër.