Të sëmureni nga Covid-19 për herë të dytë, e ashtuquajtura riinfektim, është diçka e mundur. Imuniteti përgjysmohet brenda një muaji nga shërimi.

Tek pacientët në gjendje më pak të rënduar, niveli i antitrupave të prodhuar nga sistemi imunitar për të luftuar virusin është përgjysmuar brenda katër javëve të para të rimëkëmbjes.

Kjo është konfirmuar nga një studim i sapo botuar në Journal of Clinical Medicine.  Një studim i bazuar në monitorimin e prodhimit të antitrupave Covid-19 në një mostër mjekësh dhe infermierësh të infektuar me virus.

Studiuesi Sebastiano Pasqualato shpjegon:  “Koncepti i imunitetit nuk është i lidhur vetëm me antitrupat, sepse sistemi imunitar gjithashtu përdor mbrojtje të tjera anti-virus, përfshirë imunitetin qelizor. Mund të ndodhë që mungesa e antitrupave të lejojë një ri-infektim të mundshëm për shkak të ekspozimit të ri ndaj virusit, por nuk zhvillohen simptoma të sëmundjes sepse aktivizohet sistemi imunitar, i trajnuar tashmë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";