Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë.

Këtë e dëshmon suksesi global i fotos virale në rrjete sociale me titullin “All Eyes on Rafah” (Të gjithë sytë nga Rafah), foto e cila deri më tani ka mbledhur mbi 23.5 milionë ripostime në Instagram.

“Të gjithë sytë në Rafah” nuk është, natyrisht, një hashtag i ri. Megjithatë, popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve , i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, deri në atë pikë sa edhe kryeministri i Izraelit , Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “aksident tragjik”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si rezultat, historitë në Instagram nga përdoruesit janë rritur në mënyrëb drastike gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Palestinë .

Fraza “Të gjithë sytë nga Rafah) i referohet gjenocidit të vazhdueshëm në Rafah, me mbi 1.4 milionë palestinezë që kërkojnë strehim.

Deri më tani mbi 23.5 milionë qytetarë e kanë rishpërndarë në rrjetin e tyre social “Instagram” për të treguar se janë në mbështetje të palestinezëve dhe kërkojnë përfundimet e sulmeve nga Izraeli./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";