Zëdhënësi i partisë “Europe Écologie – Les Verts”, Sas, foli për një valë të Gjelbër që përshkoi vendin. Deri tani, Grenoble është i vetmi qytet i madh me një kryetar bashkie Të Gjelbër.

Korrespondenti i DLF, Jürgen König theksoi që thuajse të gjitha qytetet e mëdha tani qeverisen nga Të Gjelbrit. Megjithatë, atyre ende u mungon një personalitet që njihet në të gjithë vendin.

Korrespondetë të tjera flasin për një “tërmet të gjelbër” në vend. Politikani i gjelbër Yannick Jadot sheh një pikë kthese politike në Francë. Peizazhi politik po riorganizohet, me ekologjinë në qendër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Paris fitoi mbajtësja aktuale socialiste e postit të kryetares së Bashkisë, Anne Hidalgo – por edhe ajo mbron një program vazhdimisht të gjelbër dhe, sipas Bohne, arriti një “fitore të papritur të qartë”.

Zhgënjim në partinë në pushtet

Anne Hidalgo

Kryeministri Philippe vërtet arriti të imponohej në qytetin portual të Le Havre. Ai qe shprehur kundër bashkimit të posteve dhe iu desh që të jepte dorëheqjen si kryeministër për t’u bërë kryetar bashkie.Ai e kishte mbajtur postin e kryetarit të bashkisë në Le Havre nga viti 2010 deri në 2017.

Përndryshe, partia e Presidentit Macron, La République en Marche, dështoi në shumë komuna. Fillimisht, ajo dëshironte të dilte partia më e fortë në Paris dhe gjithashtu të arrinte surpriza në qytete të tjera. Pasuesit e Macron-it nuk ishin në gjendje të hidhnin rrënjë në ambjentet lokale për partinë e Macronit, të themeluar në vitin 2016. “Sigurisht që ne ndiejmë zhgënjim këtë mbrëmje”, pranoi zëdhënësja e qeverisë Sibeth Ndiaye në kanalin TV France 2.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qëllimi i partisë së Macronit për të krijuar një bazë të gjerë me shumë kryetarë bashkish nuk u arrit. Performanca e dobët në zgjedhjet lokale do t’i nxisë proceset e shpërbërjes brenda partisë. Si pasojë, Macroni do ta ristrukturojë plotësisht qeverinë. Edhe organizime krejt të reja të ministrive janë të mundshme.

Zgjedhje balotazhi pati në pothuajse 5000 komuna. Për të dhënë votën qenë thirrur mbi 16 milionë votues – kjo i përgjigjet rreth një të tretës së atyre që kanë të drejtë të votojnë në Francë. /DW, aud (dlf)