Nga Skënder Minxhozi

Nuk ka asnjë dyshim që ndër të gjithë ata që drejtojnë sot opozitën politike në Shqipëri, Ilir Meta ka nuhatjen, pozitën dhe kapacitetet e duhura, që ta kuptojë më mirë se kushdo tjetër gradën e fundit në të cilën ka rënë opozitarizmi zyrtar në këtë vend, pas degies së mandateve parlamentare vitin e shkuar.

Ashtu si shumë të tjerë që kishin parashikuar një zhvlerësim të hatashëm të peshës dhe rolit të opozitës, në rast se ajo do të dilte kolektivisht nga sistemi institucional e politik, edhe Presidenti Meta ka mundur të kuptojë gjatë 15 muajve të fundit, pas djegies së mandateve, derexhenë e rrezikshme në të cilën është katandisur sot kampi i opozitës shqiptare.

Platforma që ai propozoi pak orë më parë, synon pikërisht rikthimin e opozitës në tavolinën e vendimmarrjes, përmes krijimit të një sistemi tryezash politike, që do të paravendosin atë që Parlamenti do të votojë më pas formalisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ilir Meta lëshoi një mesazh të fortë, kryesisht në drejtim të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili sipas tij është akomoduar dhe ndjehet mirë me situatën e krijuar, ku Rama i ka praktikisht duart e lira për të bërë çfarë të dojë, kurse opozita vetëm sa hedh shashka në anë të rrugës.

Duke nisur nga mitingu i 2 marsit, kur Meta e vuti veten në podiumin e mitingut anti-qeveritar, ndërkohë që Basha e Berisha u rreshtuan mes protestuesve si spektatorë të thjeshtë, u pa qartë se kryetari i shtetit po kërkon të marrë përsipër një pjesë të barrës që opozita rrugore, nuk po arrin ta mbajë dot. Ndërkohë Basha gjen kauzën e rastësore të rradhës për të ngritur zërin, siç po ndodh me Teatrin, Presidenti është prej muajsh në konflikt konstant me maxhorancën. Tashmë është fare e qartë ku qëndron pika e gravitetit opozitar në Shqipëri dhe cili është kryetari real i panelit.

Platforma aktuale e Ilir Metës është gjithashtu tentativa e fundit publike për të shtyrë drejt krijimit të një sistemi paralel vendimmarrjeje politike të nivelit të lartë, me qëllim zhvlerësimin dhe formalizimin e institucioneve aktuale të shtetit.

Si e tillë, ajo është edhe një lëvizje provokative në drejtim të ndërkombëtarëve dhe institucioneve kryesore të shtetit. Meta e thotë hapur që parlamenti nuk ka më tagrat kushtetues për të votuar, kurse qeveria funksionon në mënyrë ilegale. Më qartë se kaq nuk mund të flitet, por njëherësh është e vështirë të kuptohet sesi Presidenti kërkon të ndërtojë ura komunikimi me këtë palë, pasi e ka anatemuar me fjalët më të rënda.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti kërkon të fusë duart në mënyrë të hapur në procesin e reformës në drejtësi dhe në negociatat e afërta me Bashkimin Evropian. Pasi e cilësoi, fjala vjen, Zef Mazin si një diplomat që do ta kishte firmosur “menjëherë” si ministër të jashtëm, ai njofton se po kërkon ta heqë këtë ambasador nga detyra e kryenegociatorit, ende pa nisur nga puna.

Ky dyzim është në fakt esenca e platformës së presidentit. Një figure politike që e ka parim egzistencial lojën me disa kuptime dhe me disa porta. Lista e fundit e propozimeve që ai ka bërë publike, e kanë brenda edhe ambiguitetin, edhe qëndrimin e dyzuar, për të thënë njëherësh gjithçka dhe asgjë. Një shembull: megjithëse Juri Kim reagoi direkt pas bërjes publike të listës së në fjalë, presidenti e mohoi që mesazhi i ambasadores t’i jetë drejtuar atij. Meqë ra fjala: duket se mes kryetarit tonë të shtetit dhe ambasadores së re të SHBA po përvijohet një luftë e ftohtë distancë. Paska qenë e thënë që ajo zyrë (e Presidentit), të pjellë historikisht beteja me Rrugën e Elbasanit!

Platforma Meta nuk ofron asgjë të re në meidanin politik. Ajo vetëm kërkon të dublojë, të relativizojë dhe të shfuqizojë institucionet dhe proceset e rëndësishme që ato kanë në duar. Për të ndërtuar një shtet tryezash (nënkupto kulisash), në kurriz të shtetit të institucioneve. Ilir Meta e di se ajo çka bëri një vit më parë PD dhe LSI nuk shbëhet më. Thjesht po mundohet që t’i fusë në tavolinën e vendimmarrjes nga dritarja, ata që në shkurt të vitit të shkuar dolën nga dera. Nëse do ta lejojnë, kuptohet…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";