Autoritetet në Ekuador kanë gjetur 6.23 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë banane.

Qentë nuhatën prezencën e lëndës narkotike, duke sinjalizuar kështu policinë që të kryente kontroll. Si pasojë e kontrollit të ushtruar u sekuestruan 5630 pako të mbushura me një substancë të bardhë që më vonë rezultoi pozitive për kokainë.

Dërgesa ishte e destinuar për në Gjermani, thanë zyrtarët, dhe vlerësohet në shifrën 224 milion dollarë (173 milion £) nëse do të arrinte destinacionin e saj.

Pesë persona u arrestuan, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia tha se kishte gjetur sasinë masive të kokainës gjatë një inspektimi rutinë të kontejnerit të ruajtur në portin Posorja në jug-perëndim të qytetit më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Pakot e kokainës ishin fshehur nën arka me banane të destinuara për eksport.

Një nga të arrestuarit në lidhje me kapjen e drogës ishte një përfaqësues i kompanisë së eksportit përgjegjës për dërgesën, për të cilin prokurorët thanë se kishte qenë i pranishëm në inspektim dhe u dhanë zyrtarëve emrat e katër të dyshuarve të tjerë.

Mes tyre janë drejtuesit e plantacionit të bananeve ku dyshohet se kokaina i është shtuar ngarkesës së frutave, si dhe shoferi që çoi kontejnerin në port.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekuadori është bërë një vend kryesor tranziti për kokainën e prodhuar në Perunë dhe Kolumbinë fqinje, me bandat kriminale transnacionale që përdorin portet e Ekuadorit për të transportuar drogën në Evropë dhe SHBA.

Vitin e kaluar, forcat e sigurisë ekuadoriane kapën më shumë se 200 ton drogë, shumica e të cilave kokainë. /vizionplus.tv