Artan Fuga ka reaguar pas nismës së deklaruar një ditë më para nga kryeministri Edi Rama, për të dielat pa makina, duke filluar nga tetori deri në mars të vitit 2021.

Në një shënim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Fuga propozon me ironi t’u ndalohet shqiptarëve edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen.

Postimi i Fugës:

Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet,

t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të …
vetë spastrohen!

Ndalohet mishi, jo vetëm i derrave!
Ndalohen pijet alkoolike, jo vetëm rakia!
Ndalohet tymosja!
Ndalohet dalja në plazhe!
Ndalohet …

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

(TemA)