
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar Papa Françeskut që të ndihmojë në qetësimin e përplasjeve në Gaza, duke vendosur sanksione kundër Izraelit.
Erdogan i është drejtuar Papa Françeskut se palestinezët do të vazhdojnë t’i nënshtrohen një “masakre”, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon Izraelin.
Advertisement
“I gjithë njerëzimi duhet të jetë i bashkuar kundër Izraelit”, mësohet të ketë thënë Erdogan.
Kujtojmë se të dielën, Papa Françesku reagoi lidhur me konfliktin mes palestinezëve dhe izraelitëve, teksa i cilësoi të “tmerrshme dhe të papranueshme” humbjet e jetëve të pafajshme në Gaza.
Advertisement