Talibanët kanë vënë ndalesë në përdorim të valutave të huaja në Afganistan, duke kërcënuar me dëme tjera në ekonominë që është përballur me shumë vështirësi, prej kur ky grup ka marrë pushtetin në muajin gusht.

Prej tani, secili që përdor valuta të huaja për biznes, do të ndiqet penalisht, kanë thënë talibanët në një deklaratë të ndarë me gazetarët më 2 nëntor.

“Situata ekonomike dhe interesat kombëtare të shtetit kërkojnë që të gjithë afganët të përdorin valutën afgane në të gjitha transaksionet”, është thënë po ashtu në deklaratë.

Valuta kombëtare, afgani, është zhvlerësuar në mënyrë drastike, prej kur talibanët kanë rrëzuar nga pushteti Qeverinë e përkrahur nga mekanizmat ndërkombëtarë, në mes të muajit gusht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë transaksione në këtë shtet të shkatërruar nga lufta kryhen me dollarë amerikanë, derisa zonat kufitare përdorin valutën e Pakistanit për tregti.

Teksa ekonomia e Afganistanit veçse përballet me vështirësi, për shkak të ndaljes së ndihmave, rritjes së çmimeve të ushqimit dhe rritjes së shkallës së papunësisë, talibanët janë duke kërkuar njohje ndërkombëtare dhe po kërkojnë lirimin e miliarda dollarëve që janë bllokuar në bankat jashtë vendit.

Afganistani është varur tejet shumë nga fondet ndërkombëtare në 20 vjetët e fundit, pasi tri të katërtat e gjithë buxhetit për shpenzime publike, janë siguruar nga ndihmat.

Në përpjekje për të ndalur krizën humanitare, komuniteti ndërkombëtar, ka thënë se do të ofrojë paketa mbështetëse për Afganistanin dhe fqinjët e tij./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";