Kreu i shërbimit afgan të lajmeve Tolo News, Lotfullah Najafizada, ka postuar në “Twitter” fotot e talebanëve që “zhdukin” pikturat e grave në muret e Kabulit.
Gratë në qytet janë lutur për ndihmë ditët e fundit, ndërsa talebanët përparuan drejt Kabulit.
Para vitit 2002 kur talebanët kontrollonin Afganistanin, militantët praktikuan një version të ligjit të Sheriatit, i cili përfshinte gurë për tradhti bashkëshortore, amputim të gjymtyrëve për vjedhje dhe ndalimin e vajzave që të shkonin në shkollë pas moshës 12 vjeç.
Raportet nga zonat që talebanët kanë kapur ditët e fundit tregojnë se ato tashmë nuk lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre pa një shoqërues mashkull dhe se disa u hoqën nga puna për t’u zëvendësuar nga burrat. Gjithashtu ato janë urdhëruar të veshin burka.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i talebanëve është zotuar se militantët do të respektojnë të drejtat e grave dhe shtypit.