
Talebanët shpallën qeverinë e përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre.
Një militant i kërkuar nga FBI, Sarajuddin Haqqani do të jetë ministër i Brendshëm.
Advertisement
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid për gazetarët.
Ministri i ri i Brendshëm është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën 20-vjeçare të vendit.
Advertisement
Detyrën e ministrit të Mbrojtjes e mori Mullah Yaqoob, kurse si ministër i Jashtëm do të shërbejë Amir Khan Muttaqi.