Një grua e re afgane ka rrëfyer si po përjetohet regjimi taleban në Afganistan. Duke folur për “BBC”, ajo deklaroi se tani vetë është larguar nga vendi, por kujtoi vështirësitë ekstreme me të cilat u përball në aeroportin e Kabulit.

 

“Sot pas tre ditësh më në fund u futa në aeroport dhe kam fluturimin tim. Na u deshën 18 orë për të kaluar në njërën prej portave dhe ne u zhvendosëm nëpër disa zona me shumë kufizime. Aeroporti është i rrethuar plotësisht nga forcat talebane dhe ata janë aq brutalë sa munden ndaj njerëzve. Ata qëllojnë mbi njerëzit, ata rrahin njerëz”, u shpreh ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gruaja afgane përshkroi edhe ndjenjat e përziera që ka për largimin nga vendi. Nga njëra anë qëndron vendi që e pret, që është më i sigurt, por nga ana tjetër në Afganistan po braktis jetën, punën dhe ëndrrat e saj.

 

“Unë me të vërtetë, dëshpërimisht, dua të kthehem një ditë në Kabul dhe ta shoh Kabulin të lirë nga talebanët.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";