Komiteti i inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë e konsideron të pamundur evakuimin e të gjithë personave që duan të largohen nga Afganistani, deri në datën 31 gusht. Ndërsa talebanët e quajnë këtë afat një vijë të kuqe, që do të provokonte luftë nëse do të shkelej.
Në një intervistë për mediat britanike, zëdhënësi i grupit militant, Suhail Shahin ka deklaruar se shtyrja e afatit do të shihej si zgjerim pushtimi.
SUHAIL SHAHEEN
ZEDHENES I TALEBANEVE
“Kjo është një vijë e kuqe. Presidenti Biden njoftoi këtë marrëveshje që deri më 31 gusht, ata do të tërhiqnin të gjitha forcat e tyre ushtarake. Pra, nëse zgjaten, kjo do të thotë se ata po zgjerojnë pushtimin. Unë mendoj se kjo do të krijojë mosbesim mes nesh. Nëse ata synojnë të vazhdojnë pushtimin, ne do të reagojmë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Duke iu referuar situatës kaotike në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, zëdhënësi i talibanëve shprehet se njerëzit nuk po largohen nga frika, por për arsye ekonomike.
“Dua t’ju siguroj që nuk ka të bëjë me frikën e tyre më shumë se sa me një migrim ekonomik. Duan të vendosen në vendet perëndimore për një jetë më të mirë. E ekzagjerojnë tmerrin, frikën, ne i njohim afganët , janë pjesë e shoqërisë sonë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Që kur talibanët pushtuan kryeqytetin më 15 gusht, SHBA ka kryer evakuimin në koordinim me grupin militant, të cilët kanë ndaluar sulmet në vitin 2020 në bazë të një marrëveshje për tërheqje me administratën e ish-presidentit Trump.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë deklaruar se evakuimi kaotik i mijëra njerëzve që duan të largohen nga Afganistani, mund të kërkojë mbajtjen e trupave në terren edhe pas 31 gushtit. Kjo çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen urgjente të G7, këtë të martë.