
Talebanët hyjnë në Kabul. Sipas “Reuters”, kryeqyteti i Afganistanit u pushtua nga kryengritësit talebanë dhe diçka e tillë është e konfirmuar nga një zyrtar i lartë.
“Ata po vijnë nga të gjitha anët”, shprehen dëshmitarët.
Advertisement
Pallati Presidencial afgan konfirmoi se në Kabul janë dëgjuar të shtëna, por shtoi se forcat e sigurisë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, kanë kontrollin e qytetit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po evakuojnë me helikopter diplomatët e tyre nga ambasada.
Advertisement