Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Joe Biden të japë dorëheqjen pas marrjes së kontrollit dhe pushtetit në Afganistan të talebanëve, duke e përshkruar situatën aktuale si një “turp”.

“Koha që Joe Biden të japë dorëheqjen në turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të COVID, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë tonë të gjymtuar. Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë!”tha Trump.

Në një deklaratë për mediat, Trump u shpreh se ky zhvillim do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.

”Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane!”- shton ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se edhe Trump gjatë kohës kur ishte President ka qenë i kritikuar për qasjen ndaj Afganistanit. Në shkurt të vitit 2020 ai pranoi një marrëveshje me talebanët që sot kanë marrë kontrollin e vendit dhe pritet të formojnë qeverinë e re.